Connect with us

Lajme

I nxehti afrikan i lë vendin reshjeve dhe temperaturave të ulëta, çfarë ndodh me motin këtë javë?

Publikuar

më

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe të masave të freskëta ajrore, sidomon në pjesën e parë të javës.

Nën këto kushte, gjatë ditës së sotme moti po karakterizohet me diell e vranësira, të cilat lokalisht po përcillen me reshje shiu. Në orët vijuese dhe në mbrëmje pritet depërtimi i frontit të ftohtë, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, kur edhe pritet një ulje e theksueshme e temperaturave.

Reshjet me karakter lokal do të vazhdojnë edhe gjatë natës apo edhe në mëngjesin e së Martës, ndërsa dita do të vijojë me diell dhe vranësira, të cilat do të tërhiqen gradualisht pasdite. Do të jetë dukshëm më freskët.

Të Mërkurën, pas mëngjesit mjaft të freskët, dita do të karekterizohet me diell dhe vranësira, e po ashtu edhe temperaturat do të shënojnë ngritje.

Të Enjten dita do të vijojë me diell dhe vranësira, të cilat pritet të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, kryesisht orëve të pasditës.

Nga dita e Premte e në fundjavë moti do të dominohet me diell dhe vranësira, të cilat më të shtuara do të jenë të Premten, duke sjellur reshje të pakta përreth zonave malore. Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale nga dita në ditë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 7 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 30°C. Dita më e freskët do të jetë dita e Martë, ndërsa më e nxehtë ajo e Diele. /MeteoKosova/

Maqedoni42 minutes ago

Befason Brukseli për çështjen me Bullgarinë! Siljanovska: “Është e qartë se ka ndryshim”

Kosovë44 minutes ago

Zgjedhja e presidentes, Hamza: Beteja për drejtësi të vazhdojë, çlirimtarët tanë s’do të jenë vetëm

Lajme1 hour ago

Kasami uron Presidenten e re të Kosovës: Kosova në rrugë të mbarë drejt stabilitetit institucional

Lajme2 hours ago

Osmani: Shiroka Pula nuk ishte pjesë e marrëveshjes sonë politike

Maqedoni3 hours ago

Ar, orë të shtrenjta dhe çanta “Hermès”, “Louis Vuitton” dhe “Dior” gjenden gjatë bastisjeve.

Shqipëri4 hours ago

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

Lajme5 hours ago

Justina Shiroka Pula zgjedhet presidente e Republikës së Kosovës

Maqedoni6 hours ago

Restorantet dhe hotelet shtrenjtohen sërish – çmimet rriten 3.8%

Lajme8 hours ago

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan

Maqedoni9 hours ago

“Pesë vatra zjarri në të njëjtën kohë në Tearcë”, reagon ashpër Daut Memishi: Përparimi i komunës sonë nuk do të ndalet nga veprimet e papërgjegjshme!

Shqipëri9 hours ago

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

Kosovë10 hours ago

Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës

NA NDIQ NË FACEBOOK