Connect with us

Lajme

Hoxhaj: Me Qeverinë Kurti, Serbisë i janë hapur dyert edhe aty ku me dekada ishte e izoluar

Publikuar

Enver Hoxhaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se që nga viti 199 Kosova asnjëherë nuk ka pasur më pak prezencë.

Për këtë ai ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se aty ku me dekada Serbia ishte e izoluar, me qeverinë Kurti, i janë hapur dyert në tërë botën

Lexo Edhe:

Men Don’t Feel The Cold? Men Don’t Cry? 8 Stupid Myths

Këto shenja të horoskopit zhduken sapo gjërat bëhen serioze – Gazeta Expre…
”Nga Evropa në Amerikë, e nga Azia në Amerikën Latine, Kosova asnjëherë nuk ka qenë me kaq pak prezencë në marrëdhëniet ndërkombëtare prej vitit 1989, sesa si tash me qeverinë Kurti! Politikës së jashtme së Kosovës i është shuar vullneti dhe tharë energjia e mbrojtjes së interesit shtetëror”.

”Aty ku me dekada Serbia ishte e izoluar, me qeverinë Kurti, i janë hapur dyert në tërë botën, sikurse asocimi i shpejt i Serbisë në ASEAN, organizatën më të madhe në Azi! Natyrisht, këtu për tërheqjet e njohjeve nga Azia, se as që mund të bëhet fjalë për të marrë njohje të reja! Si e sheh Evropa Kosovën, nuk tregojnë recitimet në Forumet Alpbach dhe Bled, por kërcënimet për heqjen e liberalizimit të vizave nga Parisi dhe Berlin“, ka shkruar Hoxhaj në Facebook

NA NDIQ NË FACEBOOK