Connect with us

Lajme

Haxhiu: Minatorët s’ka arritë me i nënshtru Serbia, nuk mund t’i nështrojë as menaxhmenti i emëruar nga Qeveria “Zdravo”

Publikuar

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar rreth gjendjes aktuale të minatorëve të Trepçës.

Haxhiu ka deklaruar se kështu me minatorët nuk është sjellë as regjimi i Millosheviqit.

“Minatorët nuk ka arritë me i nënshtru Serbia dhe nuk mund t’i nështroj as menaxhmenti i emruar nga Qeveria “Zdravo”. Dënimi i minatorëve për grevë është në kundërshtim me Ligjin për Grevat, dënimi kolektiv i minatorëve është shkelje Kushtetuese”- ka shkruar Haxhiu në postimin e tij në Facebook.

Albin Kurti: “Trepça ka nevojë që t’i shtohet vlera përmes investimeve. Në bazë të ekspertëve të Vetëvendosjes, nëse investohen në Trepçë, është një kalkulim i gjatë, 177 milion euro, atëherë nga eksporti i metaleve të përpunuara dhe gjysmë të përpunuara qysh në vitin e parë do të mund të merrnim 450 milion euro, sipas çmimeve të tregut botëror që janë sot.”

Postimi i plotë:

Menaxhmenti i Trepçës i emëruar nga Qeveria Kurti, nuk ua paguan pagat me kohë minatorëve.
Kur ata i kërkojnë pagat për punën e tyre, menaxhmenti i dënon minatorët grevistë.
Kështu me minatorët nuk është sjellë as regjimi i Millosheviqit.
Minatorët nuk ka arritë me i nënshtru Serbia dhe nuk mund t’i nështroj as menaxhmenti i emruar nga Qeveria “Zdravo”.

Ku janë 177 milion euro të premtuara nga Albin Kurti për investim në Trepçë?
Deklarata e Albin Kurtit për Trepçën me 31.01.2015 në Koha Ditore:
Albin Kurti: “Trepça ka nevojë që t’i shtohet vlera përmes investimeve. Në bazë të ekspertëve të Vetëvendosjes, nëse investohen në Trepçë, është një kalkulim i gjatë, 177 milion euro, atëherë nga eksporti i metaleve të përpunuara dhe gjysmë të përpunuara qysh në vitin e parë do të mund të merrnim 450 milion euro, sipas çmimeve të tregut botëror që janë sot.”

The post Haxhiu: Minatorët s’ka arritë me i nënshtru Serbia, nuk mund t’i nështrojë as menaxhmenti i emëruar nga Qeveria “Zdravo” appeared first on Veriu.info.

NA NDIQ NË FACEBOOK