Connect with us

Lajme

Haxhiu: Lulzim Hetemi, mos u dorëzo- Albin Kurti fjalë i ka babush, a punët si hiç kërkush

Publikuar

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mundohet ta largojë, Lulzim Hetimi nga ndërtesa e Komunës në veri me një Udhëzim Administrativ, raporton GazetaBlic.

Haxhiu përmes një shkrimi i ka bërë thirrje Hetimit që mos të pranojë talljen e Kurtit dhe Bislimit me të.

“Ju kam treguar që në fillim se Albin Kurti ka me u tërheq nga veriu, sepse kudo që deri sot ka hy është tërhequr”, shkroi tutje Haxhiu.

Shkrimi i plotë:

Qëndro Lulzim Hetemi, mos u dorëzo!

Albin Kurti po mundohet me të largu nga Komuna me një Udhëzim Administrativ.

Serbët me potesta e dhunë nuk arriten me të largu nga Komuna, ndërsa Albini e Elberti po të largojn me Udhëzim Administrativ (UA).

Radha është ti me kërku llogari për sakrificën që ke bërë tash e sa muaj.

Mos prano që serbët me u tall me ty për pazaret e Albinit e Besnik Bislimit.

Ju kam treguar që në fillim se Albin Kurti ka me u tërheq nga veriu, sepse kudo që deri sot ka hy është tërhequr.

Albin Kurti fjalë i ka babush, a punët si hiq kërkush.

P.S.
Albin Kurti me sejment e tij janë Kali i Trojës në Qeveri.

NA NDIQ NË FACEBOOK