Kosovë
Hallakama në ortopedi, kris arma, shtohet siguria te Andi Pajaziti “Italiani” (Video)

Nga kush e prej sa larg erdhi, nuk dihet. Por, një krismë arme që u dëgjua në orët e para të së hënës, mobilizoi policët e gardianët në Klinikën Ortopedike të QKUK-së.
Nuk është e sigurt se kjo qitje kishte të bënte me të, por niveli i sigurisë u ngrit për shkak që këtu po mjekohet Andi Pajaziti, i dyshuari që u plagos në përleshjen me armë të premtën në Prishtinë, njofton Klan Kosova.Disa prej pacientëve e familjarëve të cilët gjatë natës ishin në klinikën e Ortopedisë i thanë Klanit se gjatë natës kanë dëgjuar të shtëna jo shumë larg objektit. Sipas tyre në atë moment janë mobilizuar gardianët, derisa s’është lejuar edhe dalja jashtë ndërtesës.






















