Connect with us

Maqedoni

Gjendet trupi i 42-vjeçarit që u mbyt sot në liqenin e Dojranit

Publikuar

Zhytësit e skuadrës së palombarëve Tigar të MPB-së kanë gjetur trupin e shtipjanit që u mbyt paraditen e sotme në liqenin e Dojranit.

Lajmin e ka bërë të ditur MPB-ja, ku pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i 42-vjeçarit të mbytur nga Shtipi është gjetur në ujërat e këtij liqeni.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 11:30, kur në SPB Strumicë është raportuar se në Dojran, në afërsi të plazhit të qytetit, një person ka rënë në liqen dhe nuk ka mundur të dalë.

NA NDIQ NË FACEBOOK