Lajme
Gashi pas arrestimeve në MINT: Boll ma, kjo qeveri të shkarkohet, vendit i duhen zgjedhje

Shef i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas arrestimit të Ridvan Muharremit, pronar i lokalit “Bukë e zemër” dhe dy zyrtarëve të MINT.
Gashi ka shkruar “bolla ma”.
Sipas shefit të deputetëve të LDK-së, Qeveria Kurti duhet të shkarkohet dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Boll ma!
Kjo qeveri duhet te shkarkohet, vendit i duhen zgjedhje.
Qeverisja e Albinit identifikohet me korrupsion, afera, sanksione, deshtime…

















