Connect with us

SKENA

Digjet “Ferrari” i Noizyt, kapet autori dhe pranon ngjarjen: U pagova dy mijë euro nga këngëtari i tij kundërshtar

Publikuar

Të tjera telashe për reperin e njohur Noizy-n.

News24 mëson se pak ditë më parë, Noizy-t i është djegur në Durrës Ferrari i tij me vlerë 300 mijë euro.

Makina e kuqe e cila që prej kohës që ishte blerë, ekspozohej me krenari prej këngëtarit të njohur madje në fillim ai e ka quajtur dhe “Shakira” makinën luksoze.

Policia tashmë ka prangosur autorin e kësaj zjarrëvënie të rëndë, i cili është një i ri nga qyteti i Vlorës dhe është arrestuar pikërisht nga policia e qytetit bregdetar.

Ai është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit.

Në dëshminë e tij, vlonjati ka deklaruar se është paguar 2000 euro nga një tjetër këngëtar me të cilin Noizy ka patur konflikt më parë, i cili figuron të jetë jashtë Shqipërisë.

Pas prangosjes së të riut vlonjat, është kërkuar të merret në pyetje dhe këngëtari i cili nuk ka ardhur ende në Shqipëri ku dhe rrezikon arrestimin.

Një ditë më parë, Noizy është shfaqur i qeshur pranë kryeministrit në një foto të publikuar nga ky i fundit me mbishkrimin “Zhurmë, zhurmë” por nuk dihet nëse ishte kjo zhurma apo ka ndonjë zhurmë tjetër. /News24/

Shqipëri9 minutes ago

Sulmi me thikë në “Times Square”, një nga viktimat zv/presidentja e “Bank of America”! Vdes pas plagosjes nga policët edhe autorja

Lajme1 hour ago

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Maqedoni3 hours ago

Shpopullohen fshatrat e Bogovinës! Mbyllen dyert e shkollës në Sellcë të Keqe, asnjë nxënës i regjistruar

Shqipëri3 hours ago

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

Lajme4 hours ago

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Maqedoni5 hours ago

“Kafe te tavolina e Arsim Zekollit”, në shenjë përkujtimi!

Shqipëri6 hours ago

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

Lajme7 hours ago

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Maqedoni8 hours ago

Pas tri dekadash në arsim, pensionohet mësuesja Resmije Sulimani

Shqipëri8 hours ago

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Lajme9 hours ago

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Maqedoni11 hours ago

Studentët e UT-së dorëzuan kërkesën për jurisprudencën në shqip, nuk dihet akoma se kur ministri Shasivari do të takojë studentët

NA NDIQ NË FACEBOOK