Connect with us

Lajme

Deputetja Krasniqi: Qeveria Kurti, në emër të popullit është kundër popullit

Publikuar

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të MASHT-it që mos t’i shpërndaj librat për nxënësit.

Ajo ka thënë se Qeveria Kurti në emër të popullit është kundër popullit, raporton Gazeta Online Veriu info.

“E la popullin pa mbështetje kur inflacioni në produkte esenciale kishte arritur deri në 50%. Tash i lë edhe nxënësit pa libra.” – shkruan Krasniqi.

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti, në emër të popullit është kundër popullit.

E la popullin pa rrymë, pataj ia shtrenjtoi faturën dy herë.
E la popullin pa mbështetje kur inflacioni në produkte esenciale kishte arritur deri në 50%.
Tash i lë edhe nxënësit pa libra.

Ky pushtet e ushqeu popullin vetëm me kriza, ndërsa vet po ushqehet nga korrupsioni dhe tregtimi i drogës.

The post Deputetja Krasniqi: Qeveria Kurti, në emër të popullit është kundër popullit appeared first on Veriu.info.

NA NDIQ NË FACEBOOK