Connect with us

Lajme

Deputeti i VV-së për arrestimin e Mujecit: Për veprimet e tij, me gjase s’e kanë ditë as prindërit

Publikuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të kësaj partie, Besnik Mujecit, i cili u arrestua nën dyshimin për kontrabandë me drogë.

Rrustemi tha se për veprimet e Mujecit me gjasë nuk kanë qenë në dijeni as prindërit e tij.

“Po opozitarët oportunistë, siç kanë qenë edhe në pushtet, pos me qenë në ekstazë, filluan ta kritikojnë LV dhe Albin Kurtin”.

“E megjithatë, kjo parti e këtij kryeministri, merr vendime të cilat partitë tjera as nuk guxojnë me i mendu: ajo i përjashton nga partia njerëzit që shkelin ligjin. Ama që e shkelin ligjin, jo që e trillojnë tellallët e opozitës”, tha Rrustemi.

Tutje, Rrustemi përmendi edhe rastin e Adem Grabovcit, për të cilin tha se është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, ndërsa shtoi se nga sot, Besnik Mujeci nuk është as anëtar i thjeshtë.