Connect with us

Lajme

Demiri: Ardhja e Kurtit e tronditi Ali Ahmetin, kërkoi shpëtim në mënyrë diletanteske

Publikuar

Abdush Demiri nga Lëvizja Besa përmes një shkrimi në rrjetet sociale e ka komentuar ardhjen e sotme të ministrit të Tranportit të Kosovës në takim tek kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Sipas Demirit kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nga tronditja që ka pësuar me ardhjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tetovë shpëtimin e ka kërkuar pikërisht tek Kurti po në mënyrë diletanteske e amatoreske.

Mëposht ua sjellim shkrimin e plotë të Demirit

Aliu paska kërkuar shpëtim nëpërmjet takimit me Liburnin e gjitha kjo nga tronditja që e kaploi me vizitën e kryeministrit Albin Kurti. Edhe këtë e paska bë ashtu siç e ka fal Zoti, në mënyrë diletanteske e amatoreske.

Albini e tronditi edhe Beogradin, gjë të cilën e shfaqi edhe presidenti serb Vuçiç, me reagimin e tij histerik, pikërisht në frymën e takimit të Aliut me Liburnin. Disa gjera bëhen në mënyrë natyrale! Frika e madhe nga efekti gjigand dhe mobilizimi masiv i shqiptarëve për ta pritur Kurtin, e detyroi Aliun dhe aparatin shtetërorë maqedonas të shërbehen me metoda komuniste duke i ftuar në polici dy kryetarët e komunave atë të Tetovës dhe Çairit.

“Arusha nuk frigohet me shoshë”, thotë një fjalë e urtë popullore. Ama, Aliu s’i duket s’e paska mësuar këtë leksion. Në fakt, kur u bindën dhe e kuptuan se kërcënimet s’ju bëjnë derman, e paskan kthyer satelitin duke i bërë ftesë ministrit të infrastrukturës së Kosovës që ta mbulojnë realitetin popullor nga qëndrimet antiKosovë dhe antiAlbin!
Nga ajo goditje popullore që përjetuat këto ditë, pikërisht nga fotografia dhe pritja masovike e shqiptarëve në Tetovë dhe Çair gjatë kohë do tu mbajë në ankth e pagjumësi. Ditët i keni të numëruara!

NA NDIQ NË FACEBOOK