Connect with us

Lajme

Del fotoja, ky është personi që goditi me thikë efektivin e policisë

Publikuar

Efektivi i policisë Redin Cushaj u plagos ditën e djeshme në zonën e Lukovës nga Theodhori Mërkuri, personi që shihni në foto.

Ai, ndonëse jashtë shërbimit zyrtar, ndërhyri për të ndaluar përshkallëzimin e një konflikti mes Mërkurit dhe një tjetër personi.

Çaushaj, 25-vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë, po kalonte në vendin e njohur si kthesa e Pilurit në Himarë, kur ka parë se dy persona po konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Ai ka ndërhyrë për të neutralizuar sherrin, por është qëlluar me thikë nga 60-vjeçari.

Pas ngjarjes së rëndë, autori është arratisur në fshatin Pilur, ku ishte fshehur në një repart të vjetër ushtarak. Forca policore nisën kërkimet intensive dhe mundën ta lokalizonin pas 8-orësh ndjekje.

NA NDIQ NË FACEBOOK