Connect with us

Religjion

Butësia triumfon vrazhdësinë | Islam Press

Publikuar

më

Një herë era me diellin u grindën me njëri-tjetrin se kush ishte më i zoti dhe ranë dakord të bënin një provë: “Ai që do t’ia dilte mbanë ta detyronte udhëtarin të hiqte pallton, do të shpallej më i forti.”

Era filloi të frynte e shfrynte me tërë fuqinë e saj, shpërtheu e përplasi të ftohtët e pluhurin si të ishte një shtrëngatë e vërtetë.

Sa më fort frynte era, aq më tepër e mbërthente udhëtari pallton për trupin e tij, duke e shtrënguar fort me duar.

Pastaj doli dielli, i cili me rrezet e ngrohta shpërndau retë dhe të ftohtin. Udhëtari ndjeu menjëherë se trupi iu ngrohë, ndërsa dielli shkëlqente përherë e më fort. I lodhur nga vapa, njeriu u ul dhe hodhi pallton përtokë.

Kështu, dielli u shpall fitimtar dhe, që prej asaj kohe, bindja vlerësohet më tepër se forca, butësia më shumë se vrazhdësia, etj.

Në të vërtetë, shkëlqimi një sjelljeje të butë e të mirë e çel më shpejt zemrën e njeriut sesa tërë kërcënimet, forca apo vrazhdësia e një të forti.

Pse te mos i ngjajmë diellit në raportet tona me të tjerët, me më të afërmit tanë, me nënën e babanë, motrën e vëllanë, gruan e burrin, vajzën e djalin, fqinjin e shokun, pa shfaqur asnjë forcë të dhunshme dhe sjellje të vrazhdë?

Pse të mos e zbatojmë këshillën e Pejgamberit a.s., i cili për mirësinë e sjelljes së butë, ka thënë:

“Nuk hyn butësia në ndonjë gjë veçse e zbukuron atë dhe nuk largohet nga ndonjë gjë veçse se e shëmton atë.”

“Kushdo që është i privuar nga butësia ai është i privuar nga mirësia.”

Përgatiti:
hfz. Mehas Alija

(Islampress)

Maqedoni5 minutes ago

10 milionë euro nga gjobat! “Safe City” fitimprurës për shtetin

Kosovë15 minutes ago

Komuna e Ramës i shpenzoi 2.18 milionë euro të kredisë së BERZH-it për projekte që s’ishin të përfshira në marrëveshje

Maqedoni48 minutes ago

Kallëzim penal ndaj një drejtori të një ndërmarrje në Maqedoninë e Veriut

Bota1 hour ago

Teherani mohon akuzat e Parisit për sulme kibernetike ndaj frigoriferëve në rrjetet e marketeve!

Kosovë2 hours ago

Asesi të bëhet rehat burri i kryeparlamentares, akuza të rënda ndaj Daut Haradinajt duke e lidhur me Radojçiqin

Maqedoni3 hours ago

Ua rrënoi shtëpinë dhe ua mori 14 mijë euro! Çifti nga Kumanova mbetet pa shtëpinë e re, denoncon mashtrimin në polici

Shqipëri3 hours ago

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

Lajme3 hours ago

Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Kosovë4 hours ago

Erdhi nga Belgjika për pushime në Kosovë, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda shtëpisë

Lajme4 hours ago

Shasivari: Provimi i jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias, kërkohet mendim urgjent për modelin e ri

Lajme4 hours ago

Hoxha me lajm të mirë për bletarët: Paguhen 156,6 milionë denarë për 5.716 përfitues

Lajme4 hours ago

Pretendime për parregullsi në UNT: Komisioni recenzues anashkalon kuadër me notë mesatare 9.89 për ta punësuar Nora Taravarin, bashkëshorten e liderit të ASH-së Arben Taravari

NA NDIQ NË FACEBOOK