Connect with us

Lajme

Brenda tetë minutave gjenden dy persona të vdekur në rrugë në Mitrovicë

Publikuar

Dy persona janë gjetur të vdekur sot në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Ai tha se personat janë të moshës së shtyrë.

Zahiti tha se fillimisht u raportua për një person të pajetë në rrugën “Fadil Deliqi”, ndërsa një tjetër në atë “Ali Zeneli”.

Trupat e dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Hetim i vdekjes Mitrovicë, 12, gusht 2023, Sot , rreth orës 17:12,  është raportuar se në rrugën ‘ Fadil Deliqi”  në  Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 56 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin.   Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”.

“Mitrovicë, 12 gusht 2023, Hetim i vdekjes Rruga “Ali Zeneli” Mitrovicë, Sot , rreth orës 17:20,  është raportuar se në rrugën ‘ Ali Zeneli”  në  Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 77 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin.   Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”.

NA NDIQ NË FACEBOOK