Connect with us

OP / ED

ARRATISJA E FAZLI VELIUT – Shkruan: Fatmir LIMANI

Publikuar

më

ARRATISJA E FAZLI VELIUT
(përndjekur nga pinjolli i ballkanit të hapur)

NGA FATMIR LIMANI

Në periudhën e viteve te 80-ta, pas demonstratave te organizuara në Prishtinë, filluan edhe diferencimet e profesorëve në të gjitha nivelet e mësim-edukimit, për të cilët UDB-ja, vlerësonte se janë në përbërje të organizimeve krye-ngritëse të rrebelimit studentor.

Diferencimet u përcollën me maltretime, kushtëzime, burgosje, vrasje dhe dëbime të të gjithë atyre që ishin bërë pjesë e Lëvizjeve, për çlirim, liri, republikë, mëvetësi dhe bashkim kombëtarë.
U burgosën me qindra studentë e profesorë dhe u larguan nga vendi me mijëra atdhetare e atdhetarë, të cilët ndër dekada u organizuan, punuan, jetuan dhe vepruan larg vendlindjes.

Për të kontrolluar dhe dirigjuar nga afër patriotët dhe organizatat që përbashkonin shqiptaret nga të ashtuquajturat “Klube Jugosllave” në struktura të mirëfillta të Lëvizjeve Kombëtare, shërbimet sekrete rekrutuan pionerët jugosllav, të cilët do t’i përcillte me mison të caktuar operimi si të instaluar mbrënda kryesive të Organizatës së Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës.

Misionarët e këtillë do të ndiqnin nga brenda dhe raportonin në bazë (UDB-Beligrad) të gjitha nismat, të cilat shpienin drejt organizimit të luftës, për çlirim, liri dhe bashkim kombëtar.
Në dy dekada të njejtët (pioneret) e rekrutuar do të krijonin çerdhe të shumicës brenda kryesive që në momente vendimtare të sjellin vendime, të cilat do të ndryshonin rrënjësisht kahjen e zhvillimeve në vendin tonë.
Lëvizjet e krijuara mbi bazën e teorive të zhvillim-organizimit dhe luftës për bashkim kombëtar do t’i “pritnin rrugën” dy-vota kundër-pro (të ditur me proçesverbal) që rrëzuan nga pozita udhëheq’se Fazli Veliun “DAJA”, dhe emërimin në krye të Lëvizjes Popullore të Kosovës, të Bedri Islamit (i shfrytëzuar pavetëdijshëm, për qëllime të caktuara).

Nga ky moment ngjarjet në vendlindje do të merrnin kahje të kundërt organizimi dhe lufta do të zhvillohej nga koncepti i kryengritjes për bashkim në rrafshin e projektit serbo-sllav të një kryengritje, për liri dhe të drejta të shqiptarve në kuadër të një Jugosllavie të Re, i cili u promovua si Projekt i “Ballkanit të Hapur” në Samitin e Ohrit nga pinjoll-pioneri Ali Abaz Ahmeti, i cili në kishte përkrah pasardhësit (e mësuesve) SOROS, KOVAÇESKI, RAMA, VUÇIÇ DHE ABAZOVIQ.

Me infiltrimin e nxënësve të rekrutuar nga shërbimet jugosllave u shua edhe një ëndërr, bashkë me shkatërrimin e Lëvizjes Popullore, e cila luajti rol të rëndësishëm në krijimin e Ushtrive Çlirimtare, të cilat në momente kyçe u shfrytëzuan nga shërbimet që në maja të tyre emëruan njerëz të rekrutuar që lufta të zhvillohej në rrafshin e liri të drejtave dhe larg betimit dhe vetëflijimit, për çlirim e bashkim kombëtar.

*Ps: Pjesë nga shkrimet e ditarit të bazuar në përgjime, proçesverbale dhe zhvillimet dy dekadore, të cilat konfirmohen me orientimet e politikave të spastrimit etnik që zhvillojnë të rekrutuarit e Ilia Garashaninit dhe Vaso Çubrilloviqit !

26 Gusht, 2023
(Vendlindje)

F. B. L.

Advertisement
Maqedoni12 minutes ago

LSH: Mjeku kujdestar nuk e paraqiti në polici rastin e dhunës ndaj dy shqiptarëve

Shqipëri42 minutes ago

Zgjedhjet në Spanjë, Sanchez humbet pas 8 vitesh! Partia Popullore fiton, por nuk qeveris dot pa ekstremistët e “Vox”! Reagojnë Trump dhe Meloni

SKENA2 hours ago

Sekretet e motrave: Kaderi zbulon marrëdhënien me Lelën në një intervistë të veçantë

Lajme2 hours ago

Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari i parë për rrahjen e punëtorëve të Higjienës Komunale në Shkup

Maqedoni3 hours ago

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

Lajme3 hours ago

Gjesti humanitar, sigurohen ndihma për punëtorin e rrahur të Higjienës Komunale, baba i tetë fëmijëve

Shqipëri3 hours ago

Lara Colturi ngjitet përsëri në podium, këtë herë në SHBA! Lë pas ‘mbretëreshën’ e skive dhe udhëheq renditjen e përgjithshme

Kosovë3 hours ago

Sulmohet fizikisht një infermiere në QKMF-në e Mitrovicës, i dyshuari ishte prezantuar si polic

Shqipëri5 hours ago

Plagosja e deputetit Hoti me plumb gome, reagon Erjon Vishkulli: Pse ka dy standarde?

Lajme6 hours ago

Flamuri shqiptar valëvitet në qendër të Bostonit e Connecticut, shqiptarët festojnë 114-vjetorin e Pavarësisë në SHBA

Lajme6 hours ago

Murtezani-BDI-së: Keni shumë kosure, ju njohim mirë!

Lajme6 hours ago

Albi Qamili përfaqëson Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

NA NDIQ NË FACEBOOK