Ndryshe
Ariu arratiset nga kafazi i tij – shkakton vonesa në aeroportin e Dubait

Pasagjerët në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait u përballën me vonesa gjatë së premtes pasi një ari u arratis nga kafazi i tij në një avion irakian i cili po bëhej gati për fluturim.
Avioni i Iraqi Airways për destinacion kishte Bagdadin, por thuhet se u vonua me një orë për shkak të incidentit.
Pasagjerëve iu kërkua të zbrisnin teksa autoritetet e vunë ariun në gjumë dhe e hoqën atë nga avioni.
I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit irakian i cili urdhëroi nisjen e një hetimi mbi arratisjen e kafshës, raporton Euronews, transmeton Telegrafi.
Ndërsa nga Iraqi Airways thanë se nuk ishin fajtor për arratisjen e ariut.
Ekuipazhi i avionit punoi me autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat dërguan specialistë për ta vënë kafshën në gjumë dhe për ta hequr atë nga avioni.
Një video që qarkullonte në rrjetet sociale shfaqi kapitenin e aeroplanit duke u kërkuar falje pasagjerëve për vonesën e ngritjes së aeroplanit për shkak të arratisjes së ariut nga “arka” e tij në vendngjarje. /Telegrafi/
The bear got out of the cage and caused a delay in the Dubai-Baghdad flight. pic.twitter.com/Z0kzUjgtnh
— Kcee Longest (@KceeLongest) August 6, 2023
The post Ariu arratiset nga kafazi i tij – shkakton vonesa në aeroportin e Dubait appeared first on Telegrafi.






















