Connect with us

Lajme

AP: Këshilltarja britanike e Kurtit jep dorëheqje nga zyra për komunitetet – pakënaqësi me shpërndarjen e fondeve

Publikuar

Elizabeth Growing, ka dhënë dorëheqje nga puna në Zyrën për Çështje të Komuniteteve, e cila funksionon në kuadër të Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Albanian Post, vendimi i saj është reagim ndaj dhënies së gjysmë milioni eurove në forma të parregullta në konkursin e fundit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

Sipas këtij raportimi, më 31 maj, Zyra për Çështje të Komuniteteve shpalli një thirrje publike për mbështetje financiare prej gjithsej 500 mijë eurove për OJQ-të dhe mediat nga komunitetet joshumicë.

Ideja ishte që të ofrohet “mbështetje financiare për projektet/programet e OJQ-ve për të ngritur nivelin e punësimit të anëtarët e komuniteteve joshumicë, media që kontribuojnë në mbrojtjen dhe përmirësimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve joshumicë, si dhe OJQ-të që kontribuojnë në aktivitetet kulturore që promovojnë kulturën, traditën, gjuhën, trashëgiminë kulturore dhe identitetin e anëtarëve të komunitetit, duke përfshirë shënimin ditë të veçanta të komuniteteve që jetojnë në Kosovë”.

Të hënën, më 10 korrik, ueb faqja e kryeministrit të Kosovës publikoi listën preliminare të atyre që janë mbështetur nga fondet në atë kurs, por 90 për qind e përfituesve nuk ishin nga komunitetet joshumicë.

Growing, ishte e zhgënjyer nga fakti se një numër i vogël i OJQ-ve dhe mediave të përzgjedhura për mbështetje financiare përfaqësojnë në fakt organizata të bazuara në disa nga komunitetet jo-shumicë.

Përkundër kundërshtimit të saj, Komisioni i Apelit nuk e anuloi konkursin, kështu që Growing tha se ajo “nuk mund të punojë më me Zyrën për Çështje të Komuniteteve”, sepse vendimi për të shpërblyer gjysmë milioni euro për përfituesit e përmendur “nuk është diçka që ajo mund të mbrojë para komuniteteve”.

Për qëndrimin e saj ajo përmes një letre elektronike ka njoftuar zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziun dhe Petar Miletiç, këshilltarin e jashtëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Growing, në letrën në të cilën e ka parë mediumi, theksoi se punën si këshilltare e kryeministrit megjithatë do ta vazhdojë, por më s’është pjesë e zyrës për komunitetet.

NA NDIQ NË FACEBOOK