Connect with us

Lajme

Anija me emigrantë fundoset në kanalin anglez, gjashtë të vdekur

Publikuar

Gjashtë persona kanë vdekur dhe 58 janë shpëtuar në varkën e përmbysur pranë Calais në kanalin anglez të shtunën në mëngjes, thanë zyrtarët francezë dhe britanikë.

Dy persona ende nuk janë gjetur, teksa dëshmitarët e kanë përshkruar anijen e zhytur si të “mbingarkuar”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në bord ishin rreth 66 pasagjerë, ku nga të shpëtuarit, më shumë se 20 u dërguan në qytetin britanik të Doverit, ndërsa 36 u dërguan në Calais.

NA NDIQ NË FACEBOOK