Sport
Al Khelaifi i vë çmim Kylian Mbappesë, do të thyente çdo rekord

Klubi që dëshiron të nënshkruajë me Kylian Mbappé këtë verë duhet të paguajë 250 milionë euro, as më shumë as më pak.
Ky është vendimi i prerë i presidentit Al Khelaifi, që e merr përsipër rrezikun e largimit të “yllit” francez me parametër zero në fund të sezonit.
Deri më tani, pas rikthimit të tij në ekipin e parë, drejtuesit e PSG-së nuk kanë marrë oferta për Mbappenë.
Lexo edhe:
- Onana te United? Marotta: Ishte e pamundur t’u rezistoje 50 milionë eurove
- Milan në kërkim të një sulmuesi, Sebastien Ledure i propozon sërish Lukaku-n
- I tha “JO” Arabisë Saudite, Allegri: Më dukej gabim të largohesha në këtë moment nga Juventus-i
- PSG nuk dorëzohet, gati ofertën e dytë për yllin e Frankfurt-it
Nëse Real Madridi, i cili deri më tani e ka vëzhguar në distancë situatën e Kylian Mbappesë, ose ndonjë klub ofron 250 milionë euro, telenovelës do t’i vijë fundi.
Për Mbappenë, optimizmi është rritur ditët e fundit dhe, megjithëse nuk ka marrëveshje për rinovimin e tij, PSG do të ketë një sezon të tërë për ta bërë atë të ndryshojë mendje.
The post Al Khelaifi i vë çmim Kylian Mbappesë, do të thyente çdo rekord appeared first on SuperSport.




















