Sport
Zëvendësuesi i Mbappe, PSG e gjen në La Liga për 50 mln €

PSG do e shesë Kylian Mbappe këtë verë. Gjithmonë nëse vjen një ofertë tunduese dhe sulmuesi nuk rinovon. Me zgjatjen e kontratës që është një mision pothuajse i pamundur.
Pasi 24-vjeçari nuk ka ndërmend të qëndrojë me te kampionët e Francës. Real Madrid mbetet në “pole” për Mbappe, të cilin e duan edhe në Premier League.
Aty ku Liverpooli ka gati 200 milionë euro për ta transferuar në “Anfield”. Në kushte të tilla, drejtuesit e PSG-së kanë piketuar pasuesin e “yllit” francez.
Lexo edhe:
- Goditje e Partizanit në merkato, kampionët firmosin me ish-kapitenin e Kukësit
- TKZ nis misionin kombëtar nga jugu, fshihen shkrimet antishqiptare dhe vendoset flamuri kuqezi
- “Pak lojtarë e kanë mentalitetin e tij”/ Tani është zyrtare, firmos Xhaka: Këtë kampionat e njoh mirë
- Krymi kthehet në Shkodër, çështje orësh zyrtarizimi te Vllaznia
Bëhet fjalë për një objektiv të vjetër: Ousmane Dembele. 26-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Barcelonën, që do të detyrohet ta shesë nëse nuk vjen rinovimi.
Luis Enrique është një admirues i sulmuesit anësor dhe u ka kërkuar drejtuesve t’ja sjellin në skuadër. Gjithmonë nëse shitet Mbappe.
Operacion që mund të mbyllet me 50 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e shitjes së Dembele.

The post Zëvendësuesi i Mbappe, PSG e gjen në La Liga për 50 mln € appeared first on SuperSport.


















