Connect with us

Lajme

Vrasja në Rufc, pamja nga shtëpia ku ndodhi krimi

Publikuar

më

Vendi u trondit sot nga një krim që ndodhi në Rufc të Lipjanit. Abedin Bekteshi ka vrarë gruan dhe djalin e tij dhe më pas edhe vetën.

Banorët e këtij fshati i thanë Gazetës Insajderi se në shtëpi në momentin e krimit ishin vetëm të tre viktimat. Teksa treguan se i ndjeri ka edhe dy djem të tjerë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit.

NA NDIQ NË FACEBOOK