Lajme
Vrasja e trefishtë në Rufc, reagon Komuna e Lipjanit

Pas vrasjes së trefishtë në Rufc të Lipjanit, ka reaguar kjo komunë duke shprehur ngushllime për rastin.
Ata e kanë quajtur lajm të kobshëm këtë ngjarje si dhe ndjejnë dhimbje me ta.
“Kryertari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti në emër të të gjitha institucioneve të Komunës ju shpreh ngushëllime familjes Bekteshi”, thuhet në postimin e komunës.
Kujtojmë se pavarësisht ngjarjes së rëndë që tronditi Lipjanin, Komuna ka vendosur që të vazhdoj me festivalin e mërgatës në qendër të qytetit.
Postimi i plotë:
Telegram ngushëllimi për familjen Bekteshi.
E nderuar familje Bekteshi,
Kryertari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti në emër të të gjitha institucioneve të Komunës ju shpreh ngushëllime familjes Bekteshi.
Lajm i kobshëm për humbjen e jetës së tre qytetarëve tanë ka tronditur thellë qytetarët dhe opinionin e gjerë.
Ndjejmë dhimbje dhe shprehim ngushëllime familjes Bekteshi, miqëve të familjes Bekteshi dhe qytetarëve.
I.A






















