Lajme
Vlora Çitaku, reagon në rastin e Klan Kosovës: Sot, idea e lirisë së fjalës po sulmohet brutalisht.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të ARBK-së për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Çitaku tha se Qeveria e Albin Kurtit ka marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën.
“Duke ia marrë çertifikatën e biznesit pamundësohet operimi i njërit prej mediumeve më të mëdha e më të rëndësishme në vendin tonë. Sot, ideja e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht”, tha Çitaku, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ajo tha se kjo më nuk është dhe nuk duhet të jetë një betejë e vetëm një mediumi, por është betejë e shoqërisë.
“E kjo shoqëri as nuk nënshtrohet e as nuk frikësohet. Të frikësuar e në panikë janë vetëm ata në qeveri”, tha Çitaku.
Kujtojmë se sot, Komisioni i Ankesave në ARBK e ka refuzuar ankesën e Klan Kosovës për pezullimin e certifikatës së biznesit.

















