Connect with us

Lajme

‘Videosulmi’ i VV-së, reagon ashpër Besian Mustafa

Publikuar

Deputeti i Lidhjës Demokratike, Besian Mustafa, ka reaguar ashpër pasi Lëvizja Vetëvendosje prezantoi një video propaganduese, ku ishte përfshirë edhe ai.

Mustafa për këtë e ka akuzuar Dejona Mihalin, Elvis Hoxhën e Hysamedin Ferajn, duke i quajtur “pionierë të xhaxhit Enver”.

“Pionierët e Enver Hoxhës, Dejona, Elvisi e Hysamedini më paskan përfshirë në videon e radhës, plot ankesa se po ju pengoj ta kthejnë Kosovën në shkretëtirë 🌵enveristo-marksist-leniniste të stilit “edhe bar do hamë!” 🐄

 “Bari ju bëftë mirë juve pionierë të xhaxhit, unë e dua Kosovën të begatshme e krahpërkrah Amerikës” , është shprehur Mustafa kundrejt tyre.

Tutje, ai iu ka urur Ditën e Pavarsisë së Amerikës të gjithë shqiptarëve që dëshirojnë të jetojnë krahpërkrah me popullin amerikan.

NA NDIQ NË FACEBOOK