Connect with us

Lajme

Vetaksident në Gllarevë të Klinës, raportohet për një të lënduar

Publikuar

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gllarevë të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se në aksident është lënduar një person.

“Rreth orës 08:00 kemi pranuar informacione për një aksident trafiku në Gllarevë të Klinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe bëhet fjalë për një vet-aksident, një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”, tha ai.

Gashi tha se Policia është duke kryer hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit.

Ndryshe, ditëve të fundit në vendin tonë është rritur numri i aksidenteve, ku brenda 24 orëve kanë ndodhur 96 aksidente trafiku.

NA NDIQ NË FACEBOOK