Sport
“Tym i bardhë”, Interi pranon ofertën e Al Nassr për Brozovicin

Negociatat për kalimin e Marcelo Brozovic te Al Nassr mbyllen më shtrëngim duarsh. Klubi zikaltër më në fund ka pranuar ofertën e skuadrës ku luan Cristiano Ronaldo: 17-18 milionë euro.
Kroati kishte fluturuar në Paris për të mbyllur përfundimisht negociatat për transferimin e tij në Arabinë Saudite, ku e pret një kontratë trevjeçare.
Kanë përfunduar edhe ekzaminimet mjekësore dhe tashmë mungon vetëm “po”-ja e tij përfundimtare.
Lexo edhe:
- FOTO/ Zyrtare, Leicester City firmos për tre sezone me mesfushorin e Tottenham
- FOTO/ Tragjedi në garat e Formula-s, piloti 18-vjeçar humb jetën pas aksidentit në pistë
- Vera europiane, SuperSport sjell skuadrat nga Ilirida në shtëpitë e shqiptarëve
- Ëndrra Gjermani 2024/ Transferta në Pragë, FSHF ka një njoftim për Tifozat Kuq e Zi
Rritja e pagës së lojtarit deri në 100 milionë në tre vjet kishte bërë që Al Nassr të ulte shumën e destinuar për Interin në 13 milionë euro plus 3 bonuse, duke bërë që klubi zikaltër të kërcënonte me tërheqje nga negociatat.
Më pas, skenari ndryshoi sërish, me drejtuesit e Al Nassr që thanë se ishin në dispozicion për të takuar Interin. Dhe tani është gjetur një rrugë e mesme që i kënaq të gjithë.
The post “Tym i bardhë”, Interi pranon ofertën e Al Nassr për Brozovicin appeared first on SuperSport.





















