Sport
Tuchel-Kane, biseda në fshehtësi, tërbohet presidenti i Tottenhamit

Blerja e Harry Kane nga Bayerni i Mynihut është një nga temat më të nxehta të kësaj merkatoje verore në Angli.
Vetë sulmuesi anglez duket se e dëshiron këtë transferimin te skuadra bavareze, e cila po bën madje disa manovra që e kanë tërbuar presidentin e Tottenhamit, Daniel Levy.
Lexo edhe:
- Vllaznia europiane, SuperSport sjell emocionet nga Irlanda e Veriut
- Nuk ka më dyshime, Firmino zyrtarisht futbollist i Al Ahlit
- Reali fiton “El Clasicon” e merkatos për talentin turk
- Zyrtare/ Ja kur e nis Ancelotti punën si trajner i Brazilit
Sipas “Daily Mail”, sulmuesi dhe trajneri i kampionëve të Bundesligës, Thomas Tuchel kanë zhvilluar “bisedime sekrete” në shtëpinë e lojtarit.
Nga Gjermania, “Bild” shton se Tottenham tani dëshiron të hakmerret me Bayernin dhe do të refuzojë një ofertë prej 85 milionë stërlinash, duke kërkuar edhe më shumë para.
The post Tuchel-Kane, biseda në fshehtësi, tërbohet presidenti i Tottenhamit appeared first on SuperSport.





















