Connect with us

Sport

Tre alternativa për të zëvendësuar Kim Min Jae, Napoli preferon një italian

Publikuar

Me koreano-jugorin Kim Min Jae që është rrugës për Mynih, ku do të bashkohet me Bayernit, Napoli është vënë në lëvizje për të gjetur një tjetër mbrojtës për të kompletuar repartin.

Emri i preferuar të klubin kampion të Italisë, është ai i italianit të Atalantës, Giorgio Scalvini, megjithatë problem për momentin janë pretendimet e klubit bergamask.

Atalanta e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë oferta më të ulëta se 50 milionë euro për mbrojtësin e talentuar, ndërsa Napoli në sondazhet e tij ka treguar gatishmërinë të shkojë deri në 30 milionë euro.

Lexo edhe: 

Pasi të konkretizohet transferimi i Kim Min Jae te Bayerni, pritet që De Laurentiis të bëjë një tjetër tentativë për Scalvinin, këtë herë duke përfshirë në marrëveshje ndonjë prej lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e ardhshme të klubit.

Alternativa të tjera që ndiqen nga napolitanët janë Maximilian Kilman i Wolvesit dhe Robin le Normand i Real Sociedad , që gjithsesi nuk kushtojnë më pak se Scalvini.

The post Tre alternativa për të zëvendësuar Kim Min Jae, Napoli preferon një italian appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK