Connect with us

Shqipëri

Tiranë/ Automjeti përplas te vijat e bardha 60-vjeçaren

Publikuar

Një shtetase 60-vjeçare është aksidentuar ditën e sotme teksa ishte duke kaluar vijat e bardha në Rrugën e Dibrës.

Automjeti drejtohej nga një shtetase, e cila u shoqërua në komisariat, për veprome të mëtejshme procedural.

E aksidentuara ndodhet në spital, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.07.2023, në Rrugën e Dibrës, shtetasja, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar në vijat e bardha, shtetasen 60 vjeçe.

Si pasojë 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.r.t/abcnews.al

 

NA NDIQ NË FACEBOOK