Connect with us

Lajme

Tahiri: Përgjimet janë shumë serioze, dorëheqja e Qeverisë është më e pakta që mund të bëhet

Publikuar

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka thënë se përgjimet të cilat janë publikuar mes Igor Simiqin e Listës Serbe dhe shefes së grupit parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari Lila, janë shumë serioze.

Në një konferencë për media, Tahiri  ka theksuar se në lidhje më këtë situatë dorëheqja e Qeverisë është më e paktë që mund të bëhet.

“Përgjimet e sotme janë shumë serioze, jo se është publikuar kjo bisedë por sepse aty shpërfaqet një marrëveshje që ka qenë marrëveshje nga dita e parë e kësaj qeverie. E dyta ajo që duhet fillimisht t trajtojmë serioz është se temat që janë diskutuar në këtë takim janë të interesit shtetëror dhe shkeljet janë flagrante si në aspektin e ligjit dhe moralit”, ka deklaruar Tahiri.

NA NDIQ NË FACEBOOK