Connect with us

Lajme

Sulmon zyrtarët e KEDS-it derisa po ç’kyçnin rrymën, arrestohet burri nga Prizreni

Publikuar

Një burrë nga Prizreni është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht zyrtarët e KEDS-it derisa ishin duke kryer punën e tyre në ç’ kyçje të konsumatorëve.

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00.

Raporti i plotë:

Rr. Ardian Zurnagjiu, Prizren 18.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht zyrtarët e KEDS-it derisa ishin duke kryer punën e tyre në ç’ kyçje të konsumatorëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.

NA NDIQ NË FACEBOOK