Connect with us

Lajme

“Situata e sigurisë në Suedi, e përkeqësuar pas djegies së Kuranit”

Publikuar

më

Situata e sigurisë në Suedi është përkeqësuar për shkak të djegies së fundit të Kuranit brenda vendit dhe protestave që ky veprim ka nxitur te myslimanët nëpër botë, të cilat të dyja kanë ndikuar negativisht në imazhin e kombit nordik, tha shërbimi suedez i sigurisë së brendshme të mërkurën.

Agjencia, e njohur me akronimin e SAPO, tha se djegia dhe përdhosja e librave fetarë në Suedi, dhe fushatat e vazhdueshme dezinformuese në rrjetet sociale dhe platforma tjera, kanë ndikuar negativisht në profilin e Suedisë.

Në një deklaratë, SAPO përmendi se perceptimi për Suedinë është zhvendosur nga një vend tolerant, në një vend që tani shihet si armiqësor ndaj Islamit dhe myslimanëve.

Kjo rrezikon të nxisë kërcënime kundër Suedisë “nga individë brenda mjedisit të dhunshëm islamik”, tha agjencia, duke shtuar se rreziku aktual nga terrorizmi në Suedi mbetet në një nivel të ngritur.

“Është një situatë serioze në të cilën ndodhemi”, tha Susanna Trehörning, nënkryetare e SAPO-s për antiterrorizëm, për transmetuesin publik suedez SVT.

“Është një kërcënim i shtuar, dhe një sulm mund të ndodhë brenda kornizës së një kërcënimi të tillë”, tha ajo.

Në Suedi dhe së fundmi në Danimarkën fqinje, një seri përdhosjesh publike të Kuranit nga disa aktivistë anti-islamikë ka shkaktuar reagime të zemëruara në vendet myslimane.

Në Suedi, nuk ka ligje specifike që ndalojnë djegien ose përdhosjen e Kuranit ose teksteve të tjera fetare, dhe si shumë shtete perëndimore, Suedia nuk ka ligje për blasfeminë.

Suedia mbështet një të drejtën për të mbajtur demonstrata publike, të mbrojtura nga Kushtetuta e saj.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dënoi përdhosjen e librave fetarë në Suedi dhe Danimarkë. Ai theksoi se akte të tilla shërbejnë vetëm për të përçarë shoqëritë.

“Respekti për diversitetin është një vlerë thelbësore e Bashkimit Evropian. Kjo përfshin respektin për komunitetet e tjera fetare”, tha kryediplomati i BE-së.

“Përdhosja e Kuranit, apo e ndonjë libri tjetër që konsiderohet i shenjtë, është ofendues, mosrespektues dhe një provokim i qartë. Shprehjet e racizmit, ksenofobisë dhe jotolerancës përkatëse nuk kanë vend në Bashkimin Evropian”, tha Borrell./REL

Shqipëri24 minutes ago

Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit – Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj

Lajme1 hour ago

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

Maqedoni3 hours ago

Babai i tij ishte bari shqiptar, me më pak se një vit shkollë – i biri fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi!

Shqipëri3 hours ago

Rovena Ibrahimi rrëfen në Se Luan Topi humbjen e vëllait 42-vjeçar: Nëna na dha forcë edhe në dhimbjen e saj

Lajme4 hours ago

Kallas paralajmëron pas marrëveshjes Trump-Putin: Evropa nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

Maqedoni5 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Shqipëri6 hours ago

Ekskluzive në Goca dhe Gra/ Blerina Matraku rrëfen versionin e saj pas videove intime të Adi Hilës: I pagova 10 mijë euro për albumin

Lajme6 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Lajme7 hours ago

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini dhe Izet Mexhiti takojnë banorët e Çellopekut: Çdo ditë jemi mes qytetarëve

Maqedoni8 hours ago

ASH alarmon: A do të fshihet sërish historia shqiptare nga Kalaja e Shkupit? VLEN-i të zgjohet para se të jetë vonë!

Lajme8 hours ago

Rrahja brutale e dy të rinjve nga Saraji: Nga katër policët e dhunshëm, padi vetëm për njërin!

NA NDIQ NË FACEBOOK