Connect with us

Lajme

Si e kishte shpallur ish- presidentja Jahjaga Hero të Kombit me mbiemër gabim “Enver Zymerin”

Publikuar

Ish – presidentja, Atifete Jahjaga kishte shpallur Heroin e Kombit me mbiemër gabim. Bëhet fjalë për policin, Enver Zymeri i cili u shpall hero pas vrasjes së tij nga kriminelët serb në Veri të vendit në vitin 2011.

Pothuajse në të gjitha rastet mbiemri i tij qenka shkruar gabim. Duke u nisur nga njoftimi zyrtar i shpalljes së tij si hero i Kosovës me mbiemrin “Zymberi” kur në realitet e kishte “Zymeri”.

Emri i tij është shkruar i sakt në kampin e njësisë speciale të Policisë së Kosovës në Belvedere ka marrë emrin “Enver Zymeri”.

Një gabim të tillë e ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ku në postimet e tij ka përdorur mbiemrin “Zymberi”.

NA NDIQ NË FACEBOOK