Connect with us

Kosovë

Shpërthimi në veri – vjen reagimi nga Lista Serbe

Publikuar

më

Lista Serbe ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pas mesnate në veri të Mitrovicës, në lagjen “Tre Rrokaqiejt”.

Partia serbe ka dënuar ashpër këtë incident që ndodhi.

“Në emër të popullit serb, dënojmë ashpër incidentin që ndodhi mbrëmë kur persona të panjohur hodhën shok-bombë pranë lagjes “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës dhe shkaktuan shqetësimin e qytetarëve tanë”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Në reagimin e bërë, Lista Serbe pretendon se kjo është bërë qëllimisht “për të arsyetuar praninë e shtuar të forcave speciale të armatosura dhe automjeteve të blinduara që mbrëmë pas këtij incidenti kanë qenë në rrugët e Mitrovicës”.

“Hedhja e fishekzjarrëve apo mjeteve të ngjashme piroteknike nuk është krim në vetvete, por ajo që na shqetëson është se falsifikimi i incidenteve të tilla synon të krijojë alibi për praninë e forcave speciale të Kurtit në mjediset serbe, dhe represionin e vazhdueshëm ndaj popullit tonë, si dhe arrestime të pabaza”, thuhet në reagimin e tyre.

Lista Serbe ka kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i që të forcojnë praninë e tyre në veri të Kosovë, veçanërisht në veri të Mitrovicës.

Siç kanë thënë ata për të “parandaluar këto incidente të sajuara”.

Lajme10 minutes ago

Ali Ahmeti kërkon zgjedhje të parakoshme: E vetmja zgjidhje për vendin janë zgjedhjet

Maqedoni31 minutes ago

Mickovski nga Brukseli: kush garanton se ndryshimet kushtetuese do të jenë kushti i fundit për anëtarësim në BE?

Maqedoni39 minutes ago

E RËNDË: Burri rrah brutalisht bashkëshorten në shtëpinë e tyre, ajo pëson lëndime të rënda

Kosovë42 minutes ago

I pathyeshëm në prag të verdiktit – Deklarata e Thaçit në faqen e tij zyrtare: “Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së që nga themelimi i saj”

Lajme58 minutes ago

Zbatimi i gjuhës shqipe në Butel, Selami tregon çfarë duhet të bëjë Inspektorati

Maqedoni1 hour ago

Gjuha shqipe në Butel: VLEN dhe AKI kërkojnë zbatimin e ligjit, Inspektorati: Keni durim

Shqipëri1 hour ago

Protestat janë e vetmja gjë që e kanë ndihmuar Edi Ramën muajt e fundit

Maqedoni2 hours ago

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Kosovë2 hours ago

AUV ka tërhequr nga tregu një seri të qumështit VITA 3.2% – analizat në Austri dhe Kosovë konfirmojnë tejkalimin e nivelit të lejuar të aflatoksinës M1

Lajme3 hours ago

Mexhiti në terren në Strugë: 202 milionë denarë për Rrugën Turistike, punohet edhe në Kolektorin Lindor

Maqedoni3 hours ago

Nënë nga Kumanova detyronte dy fëmijët e mitur të punonin dhe të lypnin, ngrihet kallëzim penal

Shqipëri3 hours ago

Miratohet buxheti i Vlorës për vitin 2027, fondi rritet me mbi 67%, ja si ndahen paratë!

NA NDIQ NË FACEBOOK