Connect with us

Bota

Rrahje në mesin e ushtrisë ruse, të paktën një i vdekur (video)

Publikuar

Një përleshje masive ka ndodhur në një njësi ushtarake në fshatin Kalininets, rajoni i Moskës.Për pasojë ka mbetur i vrarë një ushtarë, raportojnë mediat e huaja.
Oficerët e policisë ushtarake filluan të rrihnin një ushtar, i cili ishte larguar pa leje nga reparti ushtarak.Shumë shpejt ushtarë të tjerë iu bashkuan rrahjes dhe u përpoqën të qëronin hesapet me bashkë-ushtarin e tyre.

Theksojmë se kohët e fundit në mesin e ushtrisë ruse ka pakënaqësi rreth pushtimit të Ukrainës.Kujtojmë se disa ushtarë rusë kanë braktisur radhët e saja dhe kanë ikur prej vendit, ku disa prej tyre po rrëfejnë tmerret e luftës në Ukrainë.

NA NDIQ NË FACEBOOK