Sport
Refuzoi Interin/ Chelsea zemërgjerë me kapitenin, detajet e akordit me Atleticon

E kryer! Cesar Azpilicueta do të jetë pjesë e Atletico Madrid. Ish-kapiteni i Chelsea, do të zbarkojë në Madrid dhe do të prezantohet tek kryeqytetasit colchoneros.
Edhe pse kishte edhe një vit kontratë, në respekt të asaj që 33-vjeJari ka dhënë në “Stamford Bridge”, Chelsea ka pranuar që ta lërë të lirë “xholin” e prapavijës.
Azpilicueta mund të mbulojë çdo rol në repartin e mbrojtjes. Ndërkohë që do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me Atletico Madrid, skuadër ku trajneri Diego Simeone e pret krahëhapur.
Lexo edhe:
- FOTO/ Zyrtare, Leicester City firmos për tre sezone me mesfushorin e Tottenham
- FOTO/ Tragjedi në garat e Formula-s, piloti 18-vjeçar humb jetën pas aksidentit në pistë
- Vera europiane, SuperSport sjell skuadrat nga Ilirida në shtëpitë e shqiptarëve
- Ëndrra Gjermani 2024/ Transferta në Pragë, FSHF ka një njoftim për Tifozat Kuq e Zi
Lojtari nga Pamplona arriti një akord me Interin, por ndërhyrja e Atletico ndikoi që të pranonte rikthimin në Spanjë pas 11 viteve të kaluara në ishull.
Refuzimi ndaj Interit ndodhi vetëm për shkaqe familjare, me ish-kapitenin e Chelsea që preferoi rikthimin në Spanjë.
Gjatë aventurës në Londër, Azpilicueta fitoi 9 trofe, mes tyre Champions League (2021) dhe dy herë Premier League (2015, 2017).
The post Refuzoi Interin/ Chelsea zemërgjerë me kapitenin, detajet e akordit me Atleticon appeared first on SuperSport.






















