Lajme
Reagon Çitaku për audio-incizimin e Kusari-Lilës me Simiqin: Koordinim paska, ama me Milanin

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar për audio-përgjimin e publikuar të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila e cila dëshmohet të ketë kontaktuar me kriminelin serb të veriut, Milan Radojiçiq.
Në postim në rrjetin social Facebook ajo me ironi ka shkruar se me kënd qenka kordinuar shefja e deputetëve të pushtetit Kusari-Lila.
“Nejse, koordinim paska…ama me Milanin”, ka shkruar ajo.



















