Connect with us

Lajme

“Qeveria mashtroi, u shkel vendimi i Kushtetueses në ligjin për skemat pensionale”

Publikuar

Projektligji për skemat pensionale është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj pas kësaj tha se pushteti ka goditur pas shpine edhe njëherë kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë, pensionistët. 

Dreshaj ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk pranon mendimin edhe kur ka një opinion obligues nga kushtetuesja. 

“Kjo qeveri vërteton edhe një herë mashtrimin e paskrupullt. Mos miratimi i amendamenteve të propozuara nga unë si deputetë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tregon se qeveria nuk pranon mendim edhe atëherë kur ka një opinion obligues nga gjykata kushtetuese”, ka thënë Dreshaj. 

NA NDIQ NË FACEBOOK