Connect with us

Bota

Përplasje fizike në Parlament, opozita del me kërkesën e minutës së fundit

Publikuar

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Serbisë është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra me partitë opozitare të cilët kërkojnë largimin nga salla të ministrit të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes lokale, Aleksandër Martinoviç.

Në një moment situata ka dalë jashtë kontrollit dhe përplasjet verbale janë pasuar nga një konfrontim fizik. Danas shkruan se gjatë seancës, ligjvënësit e opozitës kanë përmendur edhe emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë e kanë thirrur “Vuçiç ik”, teksa kërkonin edhe largimin nga seanca të Martinoviç, për shkak të fyerjeve të bëra një dite më parë ndaj ligjvënësve dhe aktivistëve politikë.

“Kështu i dërgoni një imazh Albin Kurtit dhe gjithë botës se asgjë nuk është në rregull në Serbi. Ky është programi juaj”, u shpreh ai. Pas mosmarrëveshjeve mes tyre, situate degjeneroi në përleshje fizike.

NA NDIQ NË FACEBOOK