Connect with us

Lajme

Pas publikimit të Insajderit, reagon shoqata “Bereqeti”

Publikuar

Gazeta Insajderi gjatë ditës së sotme ka pubikuar një video ku shihen kushtet e rënda ekonomike të familjes Bekaj nga Skënderaj.

Kryefamiljarja Ajshe Bekaj ka thënë se në komunë nuk u mor parasysh asnjë kërkesë e saj. E njëjta përmend një qytetare nga Klina e cila e ndihmon me pako ushqimore dhe gjithashtu një hoxhë.

“Për shpi kurrë deren sma kanë qel, i kam thënë po vi qet herë për qetë djalë se për shpi kurr kush su kanë”, ka thënë ajo për Insajderin.

Prej disa muajsh ajo jeton bashkë me fëmijët e bashkëshortit të saj nga martesa e parë në tavanin e shtëpisë, pasi ambienti në katin poshtë ishte i pabanueshëm.

Në oborrin e saj shihen gjithashtu edhe shumë objekte të tjera të dëmtuara nga vërshimet.

Pas publikimit të Insajderit, ka reaguar organizata “Bereqeti”, dega në Skënderaj.

Sipas tyre, renovimi i shtëpisë së zonjës Ajshe po merr fund. Ata kanë shkruar se renovimi është në fazën përfundimtare.

“Renovimi i shtëpisë së znj. Aishe Beka po merr fund.

Tashmë në fazën përfundimtare, po bëhet rregullimi i hapsirës ashtu siç është parashikuar duke rregulluar tërë shtëpinë në kushte të mira për të jetuar.”, thuhet në postimin e tyre në facebook.

Ndërkaq, kujtojmë se Gazeta Insajderi xhirimet i ka realizuar vetëm dy ditë më parë.

Intervista e plotë:

NA NDIQ NË FACEBOOK