Sport
Onana së shpejti “Djall i Kuq”, Interi e gjen pasuesin e tij në Francë

André Onana është vetëm një hap larg largimit nga Interi për t’u transferuar te Manchester United. Në pritje të njoftimit, i cili do të mbërrijë vetëm pasi të ketë zbardhur detajet përfundimtare, thelbi i çështjes dhe rezultati i negociatave disaditore është ky.
Klubi anglez ka rishikuar ofertën duke e rritur në 55 milionë plus 5 bonuse. Ten Hag e do me çdo kusht, pasi e konsideron të duhurin për të zëvendësuar De Gean.
Onana ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë e trajnerit holandez, duke pasur parasysh përvojën që patën të dy tek Ajaxi.
Interi, edhe për arsye buxheti, e ka konsideruar gjithmonë portierin 27-vjeçar të transferueshëm.
Lexo edhe:
- Goditje e Partizanit në merkato, kampionët firmosin me ish-kapitenin e Kukësit
- TKZ nis misionin kombëtar nga jugu, fshihen shkrimet antishqiptare dhe vendoset flamuri kuqezi
- “Pak lojtarë e kanë mentalitetin e tij”/ Tani është zyrtare, firmos Xhaka: Këtë kampionat e njoh mirë
- Krymi kthehet në Shkodër, çështje orësh zyrtarizimi te Vllaznia
Interi nuk ka qenë kurrë i gatshëm të pranojë një ofertë poshtë 60 milionë euro, duke i kthyer mbrapsht disa oferta Man. United.
Për portierin është gati një kontratë pesëvjeçare, ndoshta katër plus një sezon të pestë opsional.
Largimi i André Onanës e detyron Interin të kërkojë një portier tjetër për sezonin e ardhshëm. Një profil i ri vjen nga Franca për zikaltrit, të cilët po ndjekin edhe Sommer dhe Trubin. Siç konfirmohet edhe nga Equipe, Interi ia ka vënë syrin Hugo Llorisit dhe kontaktet janë intensifikuar në orët e fundit.
The post Onana së shpejti “Djall i Kuq”, Interi e gjen pasuesin e tij në Francë appeared first on SuperSport.






















