Connect with us

Lajme

Oki u vra me armë para syve të dy grave – kamerat kanë regjistruar një veturë me targa të huaja

Publikuar

Vrasësit e kreut të grupit të “Duqanxhikut”, Orhan Bajrami-Oki, kanë ardhur në resortin luksoz ku ai po qëndronte me një veturë me targa të huaja dhe jo me motor siç u raportua fillimisht, transmeton Portalb.mk.

Mediat greke po publikojnë informacione të reja për vrasjen e ndodhur mes të shtunës dhe të dielës në Haniot të Halkidikit dhe duke cituar burime nga hetimi, shkruajnë se policia disponon një video të mjetit të përdorur nga sulmuesit.

Sipas burimeve policore, vetura përdorur nga autorët e vrasjes nuk ka kaluar kufijtë e vendit, por nuk përjashtohet që autorët të kenë lënë vetëm veturën, ndërsa kanë kaluar kufirin jashtë Greqisë duke përdorur mjete të tjera.

Siç raporton In.gr, dy autorët pasi kanë zbritur nga makina, kanë kapërcyer murin, kanë qëndruar përballë xhamit të madh dhe kanë qëlluar nga jashtë me një pistoletë të kalibrit 32 mm në drejtim të personave në shtëpi. Ata qëlluan 19 herë. Oki u qëllua për vdekje, ndërsa Sead Slezoviq u plagos.

Voria shkruan se vrasja ka ndodhur para syve të dy femrave në atë moment, herët në mëngjes rreth orës 03:30 të së shtunës, kanë nisur të thërrasin për ndihmë dhe më pas së bashku me personin e tretë i dërguan dy të qëlluarit në Qendrën Shëndetësore Kasandra. Pesë personat ishin nga mosha 19 deri në 45 vjeç, të gjithë nga Maqedonia e Veriut.

Policia greke u njoftua përmes thirrjes në numrin 112 se në atë moment janë dëgjuar zëra për ndihmë.

Tridhjetë e nëntë vjeçari Oki, i cili mbeti i plagosur për vdekje, sipas mediave greke, dyshohet se u fsheh në Greqi duke e ditur se ai ishte objektivi i radhës.

Një njoftim se do të vrasin Bajramin u publikua në TikTok të premten e kaluar.

Konkretisht, një foto e 39-vjeçarit ishte postuar me shkrimin “coming soon”, ndërsa personat djathtas dhe majtas kanë një iks të kuq. Dje është publikuar e njëjta foto nga i njëjti profil, ku 39-vjeçarit i është shtuar një x i kuq, shkruan Voria.

Nga mënyra se si u krye vrasja, autoritetet greke supozuan që në fillim se bëhej fjalë për një ekzekutim të organizuar.

NA NDIQ NË FACEBOOK