Connect with us

Shqipëri

Një vit nga atentati në Fushë-Krujë/ Viktimat u vëzhguan nga një mjet me targa sllovene, autoritetet letër porosi Sllovenisë

Publikuar

Një automjet me targa sllovene dyshohet se ka vëzhguar viktimat e atentatit të 17 Korrikut 2022 në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Pamjet e kamerave të sigurisë të administruara nga grupi hetimor në një rreze të gjerë kanë filmuar mjetin në fjalë ditën e ngjarjes së rëndë, i cili dyshohet se është përdorur për të informuar autorët për të gjitha lëvizjet e tyre.

Autoritetet shqiptare i kanë nisur një letërporosi autoriteteve sllovene, duke u kërkuar ndihmë për të zbuluar se kujt i përket makina, nëse është e vjedhur apo ka hyrë në territorin e vendit tonë në rrugë të ligjshme.

Ngjarja deri tani ka mbetur e pazbardhur dhe pa autorë. Brilant Martinaj ishte kushëri i Ervis Martinaj, i zhdukur prej 7 gushtit 2022.

vijon…

NA NDIQ NË FACEBOOK