Connect with us

Shqipëri

Nis numërimi i votave për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës

Publikuar

Pas më shumë se 4 orësh nga përfundimi i procesit të zgjedhjeve për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, ka nisur numërimi i votave.

Gazatarja e ABC News, Esiona Konomi raportoi se arsyeja se pse ky proces u vonua, ishte pasi komisionerët erdhën me vonesë në KZAZ.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme në Rrogozhinë ishte 36%, 4% më shumë se në 14 maj.

Në garë për kryebashkiakun e ri të qytetit të Rrogozhinës janë Edison Molla, kandidat i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”./abcnews.al

 

NA NDIQ NË FACEBOOK