Connect with us

Maqedoni

MPJ dënon sulmin e tifozëve bullgarë: Autoritetet i kanë marrë masat për të hetuar rastin

Publikuar

Ministria e Punëve të Jashtme dënon incidentet e djeshme në Shkup, para, gjatë dhe pas ndeshjes Shkupi – Levski. Dhuna nuk është e pranueshme në asnjë rrethanë, veçanërisht jo kur rezulton në lëndime të rënda. Autoritetet e sigurisë kanë të gjithë mbështetjen në zbatimin e rendit dhe qetësisë publike, thonë nga MPJ-ja.

“Shtetasi bullgar i lënduar është trajtuar profesionalisht dhe me kujdesin e duhur; ai aktualisht ndodhet në gjendje stabile dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale po shërohet në spitalin e Shkupit. Përfaqësuesit e ambasadës bullgare janë në kontakt të vazhdueshëm me shtetasin bullgar të lënduar dhe të afërmit e tij, si dhe me autoritetet shëndetësore vendase.

Autoritetet kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë i kanë marrë dhe do të vazhdojnë t’i marrin masat e nevojshme për hetim dhe ndjekje efektive në lidhje me incidentet e ndodhura.

Siç e kemi theksuar më parë në disa raste, Republika e Maqedonisë së Veriut është vend i lirë dhe të gjithë që dëshirojnë ta vizitojnë vendin janë të mirëseardhur; privilegj që nuk nënkupton që nga këtu është e pranueshme të shprehen fyerje, veçanërisht jo teza që nënkuptojnë pretendime territoriale dhe/ose mohim dhe fyerje të bazuara në baza etnike, fetare ose baza të tjera identitare.

Njëjtë sikur më parë, shkelja e këtyre rregullave do të trajtohet në mënyrë të duhur nga institucionet kompetente dhe individëve të tillë do t’u kufizohet privilegji i pranisë në vend.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë janë fqinjë të mirë që i kapërcejnë dallimet politike me mjete diplomatike, duke kultivuar kulturën e dialogut të fqinjësisë së mirë”, thuhet në reagimin e MPJ-së./TV21

Lajme46 minutes ago

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri3 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota3 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota3 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni4 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri5 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme5 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi6 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme6 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni7 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme7 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

NA NDIQ NË FACEBOOK