Connect with us

Lajme

Miratimi i ligjit për pagën minimale, vjen reagimi i parë nga OVL-UÇK

Publikuar

Pas miratimit të Ligjit për Pagën minimale ka reaguar Faton Klinaku nga OVL-UÇK.

Klinaku përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se sapo është njoftuar se ka kaluar ligji për pagën minimale duke i hequr veteranët e UÇK-së.

Ai tha se do të takohen organet drejtuese të OVL-UÇK-së për të vendosur rreth hapave që do të ndërmarrin.

Reagimi i plotë:

Siç po e marr vesh nga mediat, pasi u largua opozita nga salla, në terr, deputetët e këtij pushteti të paskrupullt, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së.
Ne do të takohemi si organe drejtuese dhe do të vendosim për hapat që do t’i ndërmarrim.

NA NDIQ NË FACEBOOK