Connect with us

Kosovë

Ministri Vitia pi duhan në hapësira të mbyllura

Publikuar

Një fotografi e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke pirë duhan brenda hapësirës së mbyllur të një lokali është publikuar në media.

Pirja e duhanit në ambiente të mbyllura është në kundërshtim me Ligjin për kontrollin e duhanit.

Pika 1.9 e Ligjit për kontrollin e duhanit, thotë:

“1.9. Hapësirë e mbyllur – çdo hapësirë e mbuluar me kulm ose tavan, që është i lëvizshëm apo i palëvizshëm, dhe të rrethuar me dy apo më shumë anë, pa marrë parasysh llojin e materialit të përdorur dhe pa marrë parasysh nëse struktura është e përhershme apo e përkohshme”.

NA NDIQ NË FACEBOOK