Connect with us

Sport

Merkato pa kosto, Barcelona zyrtarizon nënshkrimin me qendërmbrojtësin

Publikuar

Barcelona njoftoi këtë të mërkurë nënshkrimin me Iñigo Martínez (32 vjeç), që vjen nga Atheltic Bilbao. Mbrojtësi i qendrës vendos të mos e rinovonte kontratën me klubin bask, duke iu bashkuar “blugranave” si lojtar i lirë, ashtu si Christensen, Kessie apo Gündogan.

Lexo edhe: 

Ai numëron plot 357 ndeshje gjatë 13 sezoneve në elitën e futbollit spanjoll me Real Sociedadin dhe Bilbaon, pra bëhet fjalë për një lojtar me shumë përvojë.

Në të gjitha ndeshjet e La Ligas ka shënuar  22 gola, ka dhënë 7 asistime.

The post Merkato pa kosto, Barcelona zyrtarizon nënshkrimin me qendërmbrojtësin appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK