Sport
Lojtari më i mirë i Evropianit U-19 shpallet një shqiptar

Një shqiptar shpallet futbollisti më i mirë i Evropianit të 19-vjeçarëve, që u fitua nga Italia.
Bëhet fjalë për Luis Hasës, mesfushorin e Juventusit, që spikati në turneun e madh evropian me fanellën e kaltër.
Hasa u aktivizua si zëvendësues gjatë ndeshjes së parë të turneut të Italisë, në fitoren 4-0 kundër Maltës, por në takimet e tjera ishte titullar i padiskutueshëm. I riu me origjinë shqiptare dha asistin në humbjen 5-1 ndaj Portugalisë tri ditë më vonë.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Fitore e “hidhur”, Vllaznia frenohet nga portieri dhe gjyqtari
- VIDEO/ 8 gola në Elbasan, dramë tek Egnatia! Penalltitë u buzëqeshin armenëve
- VIDEO/ Lushkja e Deliu dërgojnë Tiranën në Stamboll
- VIDEO/ Super Skuka, vjen nga stoli dhe kualifikon Mariborin
19-vjeçari shënoi golin vendimtar të barazimit në ndeshjen e fundit të Grupit A kundër Polonisë dhe më pas shijoi ndoshta ndeshjen e tij më të mirë të turneut, duke dhënë dy asistime në fitoren e madhe 3-2 kundër Spanjës në gjysmëfinale.
Në finale, nga këmbët e Hasës lindi edhe goli i vetëm i shënuar në këtë sfidë nga Michael Kayode me kokë.
The post Lojtari më i mirë i Evropianit U-19 shpallet një shqiptar appeared first on SuperSport.






















