Connect with us

Kosovë

“Ligji për skemat pensionale nuk është vullnet i Qeverisë, por është detyrim që rrjedh nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese”

Publikuar

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratuan ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti. Në këtë skemë do të futen qytetarët që janë larguar nga puna në vitet 90-ta, e të cilëve nuk u është njohur kontributi dhe për rrjedhojë nuk kanë plotësuar kriterin prej 15 vjetësh stazh për të përfituar nga pensioni kontribut pagues.

Por, ky vendim i Qeverisë rrjedh nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, kështu ka thënë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Ai në një reagim në “Facebook”, tha se ky vendim i marrë sot është detyrim dhe jo vullnet i Qeverisë.

Deputetët e LVV-së të instruktuar nga Qeveria Kurti, në seancë të Kuvendit dhe në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë votuar KUNDËR Projekligjit të njëjtë, të inicuar nga Prof.Dr.Shemsedin Dreshajt. Është Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që detyroj Qeverinë ta miratoj Plotësim Ndryshimin e Projekligji për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti“, shkroi Haxhiu.

NA NDIQ NË FACEBOOK